E diela në Top Channel vjen me përforcime. Përveç Fioralba Ponarit, një tjetër emër do të moderojë përbri Edi Manushit. Xhilda Luzi postoi këtë foto në Instagram pak orë më parë me përshkrimin: “Shihemi së shpejti me Edi Manushin në Top Channel. Nuk do të flasim për futboll.”
Vieë this post on InstagramShihemi së shpejti me #Edi Manushin në Top Chanel... Nuk do të flasim për futboll ? #comingsoon
Anabel.al kontaktoi me Xhildën për të mësuar diçka më shumë. Ajo konfirmoi faktin se do të jetë një ndër moderatoret e të dielës në Top Channel, në emisionin që ende s’ka një emër. “Është pak herët për të folur për detaje,” tha ajo.
Xhilda është angazhuar me projekte televizive që në adoleshencë, projekte nga të cilat hoqi dorë për të ndjekur studimet e larta. Ajo ka shërbyer në poste drejtuese në forume politike rinore dhe mban titullin "Miss Durrësi 2009".
Emisioni në fjalë pritet të nisë pas javës së fundit të tetorit. Jonida Maliqi do të jetë gjithashtu një prej moderatoreve të të dielës në Top Channel.