Lajmi më i fundit: Channing Tatum e ka hedhur pas dashurinë e shkuar, Jenna Dewan- in dhe momentalisht është në një romancë me këngëtaren Jessie J. Të paktën kështu thuhet!

Qe një burim për “People" ai që bëri me dijeni historinë dhe ende tani që flasim nuk ka një reagim nga ana e artistëve. Dikush në Twitter tha se e kishte spikatur dyshen në një klub golfi.
“Kujt ia mori mendja që të punuarit në një vend ku praktikohet golfi do të ishte kaq çmenduri. Sot u desh të shihja një ish- profesorin tim idiot teksa flirtonte me të dashurën, pastaj kolegun që preu dorën dhe shkoi në spital dhe si përfundim, Jessie J dhe Channing Tatum- in që erdhën të luanin një raund.”
Sigurisht komentuesit nxituan për të ditur diçka më shumë dhe komentuesi vazhdoi:
“Ishin vërtet të këndshëm. U shfaq Jessie, isha tërësisht i shokuar, pastaj erdhi dhe Channing dhe aty shtanga fare!”
Nëse e gjitha kjo është një e vërtetë e madhe apo thjesht dikush shkroi në delirim e sipër mbetet për t’u parë. Sidoqoftë, lajmi ka marrë dhenë!