Shqipëria

Historia e Dianës, burrneshës shqiptare që mahniti blogerin e famshëm

20 Tetor 2018

Historia e Dianës, burrneshës shqiptare që mahniti blogerin e

Pak ditë më parë ju njohëm me Nas Daily-n, blogerin e famshëm të cilit i ra rruga në Shqipëri. Deri më tani ai ka realizuar dy video këtu, ku njëra flet për historinë Dianës.

“A e dini?! Në Ballkan dhe në rajonet e thella të Shqipërisë, shumë gra të guximshme donin dhe duhej të merrnin të drejta si burrat. Por, për shkak se ishin gra, nuk mundeshin. Kështu ato bënë betimin dhe u kthyen në burrnesha; fizikisht gra, por me një stil jetese si burrat. Kjo është historia magjepsëse e njërës prej atyre,” shkruan ai në videon e postuar në Facebook.

Historia e Dianës, burrneshës shqiptare që mahniti blogerin e

“[Gratë] trajtoheshin shumë keq,” shprehet Diana, e cila vendosi të kishte të njëjtat të drejta si burrat – vishej si ata, punonte si ata, bëri ushtrinë dhe shërbeu në forcat policore për 35 vite edhe pse është ende grua. “Sot jam më e fortë se një burrë”, thotë ajo.

Historia e Dianës, burrneshës shqiptare që mahniti blogerin e

Kjo traditë nuk praktikohet më, pasi gratë s’kanë pse dhe s’duhet të shndërrohen në burra për të patur të drejtat që meritojnë, megjithatë është një dëshmi për trimërinë e Dianës dhe shumë grave të tjera shqiptare mbi barazinë gjinore.

Në një tjetër video, Nas trajton numrin e madh të kafeneve në Shqipëri dhe njëkohësisht mikpritjen vendase: “Nëse kafeja e lirë nuk ju bind ta vizitoni Shqipërinë, ndoshta do t’ju bëjnë njerëzit.”

Blogeri do të jetë i ftuar në një ndër puntatat e ardhshme të “Xing me Ermalin”.

Historia e Dianës, burrneshës shqiptare që mahniti blogerin e