Shumë gra preferojnë të realizojnë maska dhe scrub- e në kushte shtëpie. Ka miliona receta në internet që mund të provoni, por jo të gjitha janë të sigurta dhe të shëndetshme për lëkurën tuaj.
Kini kujdes pasi:
Uji i nxehtë stimulon shpërthimin e akneve
Temperatura e lartë dëmton barrierën mbrojtëse të lëkurës. Po kështu uji i nxehtë është tepër i rrezikshmë për personat që vuajnë nga ekzema, psoriasis dhe keratosis.
Pasta e dhëmbëve djeg lëkurën
Pasta përmban përbërës si peroksid, ngjyrues, alkool të cilat shkaktojnë djegie të lëkurës.
Soda e bukës than dhe dëmton lëkurën
Nëse përdorni vazhdimisht sodë buke në lëkurë do të rrezikoni seriozisht humbjen e lagështisë së lëkurës. Nëse pH e lëkurës është diku te 4.5- 5.7, pH e sodës është 9.
Gjithashtu:
Kanella shkakton djegie dhe skuqje
Limoni po ashtu
Alkooli e bën lëkurën më të yndyrshme
Kremi i duarve e than lëkurën dhe shkakton alergji
Sheqeri dhe kripa irritojnë dhe shkatërrojnë lëkurën
Peroksidi i hidrogjenit sjell irritim dhe skuqje