Showbiz dhe TV

Nas Daily për intervistën e Ermalit: ‘Nuk prisja të përfitoje në këtë mënyrë’

4 Nëntor 2018

Nas Daily për intervistën e Ermalit: ‘Nuk prisja të

Siç mund ta keni lexuar, ajo që nisi si një intervistë e zakonshme me blogerin arabo-izraelit Nas Daily dhe të dashurën e tij, Alyne Tamir, mori përmasa të paparashikueshme. Paçka se në emision Nas reagoi pak më qetë se Alyne dhe u përpoq ta merrte situatën me sportivitet, në realitet edhe ai është ndjerë po aq i fyer sa e dashura, gjë që kuptohet nga komenti tek postimi i Ermalit në Instagram.

Nas Daily për intervistën e Ermalit: ‘Nuk prisja të

Në videon ku Alyne shpërthen në lot dhe Ermali shkruan se “edhe kjo s’na kishte bërë vaki...”, Nas është shprehur i zhgënjyer nga veprimi i Mamaqit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Edhe kjo sna kishte bërë vaki...?

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

“Vëlla, kjo nuk është okay. Ti ke prerë fillimin e intervistës. [Ke prerë] pjesën ku tregove mungesë respekti ndaj meje dhe të dashurës sime. Ke prerë pjesën ku njerëzit mund të shohin sa e tmerrshme ishte intervista. Prisja më mirë. Nuk mendoja se do të përpiqeshe të përfitoje në këtë mënyrë.”

Nas Daily për intervistën e Ermalit: ‘Nuk prisja të

Le të themi se ishte jashtë pritshmërive tona që ardhja e Nas Daily-t në Shqipëri, përpos videove gazmore për kafen, burrneshën shqiptare, dhe super videon promovuese për Shqipërinë, do të shoqërohej me një anë tjetër të medaljes.