Nas Daily reagoi përmes një komenti në videon e postuar nga Ermal Mamaqi në Instagram, ku duket Alyne që shpërthen në lot: "Vëlla, kjo nuk është okay. Ti ke prerë fillimin e intervistës. [Ke prerë] pjesën ku tregove mungesë respekti ndaj meje dhe të dashurës sime. Ke prerë pjesën ku njerëzit mund të shohin sa e tmerrshme ishte intervista. Prisja më mirë. Nuk mendoja se do të përpiqeshe të përfitoje në këtë mënyrë.”
Në po të njëjtin postim, Ermali i është përgjigjur blogerit, duke i kërkuar ndjesë nëse e ka bërë të ndihet keq. Në vijim gjeni komentin e plotë.
“Hey, mik...Më vjen shumë teksa lexoj se u ndjeve në këtë mënyrë. Unë s’do të prisja kurrë pjesë nga programi me qëllim që të ftuarit të ndihen keq. Ne shkurtojmë vetëm disa pjesë për t’i dhënë ritëm emisionit. Kjo është diçka që e bëjnë të gjithë programet që nuk transmetohen live. Linku i plotë i emisionit është i përfshirë tek videoja. Dua të theksoj se gjithë çfarë u transmetua, u transmetua me lejen tuaj. Arbri ishte atje gjithashtu. Ti gjithashtu ke një kopje të emisionit të filmuar me kamerën tënde.
Megjithatë më vjen mirë që ky keqkuptim shërbeu për të ngritur zërin për një çështje të rëndësishme siç është barazia gjinore.
Alyne është një person i mrekullueshëm dhe ishte nder për mua që t’ju kisha në emision. Megjithatë, do të vazhdoj të bëj pyetje të papërshtatshme, të cilat shkaktojnë humor në emision. Kjo është ajo që bëjmë ne, pa patur qëllim që të cenojmë të drejtat e një personi apo të një grupi të caktuar. Falë Zotit, nuk jetojmë në një shtet ku humori është i censuruar.
Zoti ju bekoftë dhe mezi po presim që ti dhe Alyne të vini sërish në Shqipëri për t’u martuar.
Ps: Në Shqipëri, ne nuk i trajtojmë gratë si objekte seksi!