Celebrity

Familjarët e mbajtën të fshehtë: Del versioni zyrtar i vdekjes së reperit 26-vjeçar

5 Nëntor 2018

Familjarët e mbajtën të fshehtë: Del versioni zyrtar i

Mac Miller, reperi 26-vjeçar u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Kaliforni më 7 shtator të këtij viti. Dyshohej si fillim se shkaku ishte mbidoza. Por, sipas raportit mjeko-ligjor të siguruar nga “People”, Departamenti i Mjekësisë në Los Angeles deklaroi se vdekja e Miller-it, me tepër se nga mbidoza, erdhi si pasojë e toksicitetit të përzierjes së fentanilit (ilaç kundër dhimbjes që përdoret zakonisht për anestezi), kokainës dhe alkoolit.

Rezultatet e autopsisë dolën 3 ditë pas vdekjes së reperit dhe u dorëzuan tek familjarët, të cilët nuk i bënë publike.

Miller u tregua i hapur për luftën e tij kundër abuzimit me substanca të tilla. Në gusht të këtij viti, ai tha për “Vulture”: “Unë kam folur shpesh mbi të vërtetat e mia, mbi anën e errët që kam përjetuar. Kjo është jeta, duhet të përjetohen të gjitha emocionet.”

Familjarët e mbajtën të fshehtë: Del versioni zyrtar i

Ju kujtojmë se Ariana Grande dhe Mac kanë qenë shokë për 5 vite dhe të dashur për dy. Lidhja e tyre u bë zyrtare në 2016-ën dhe përfundoi në maj të 2018-ës. Ajo i dedikoi një postim Miller-it: “E respektoj dhe e adhuroj atë pafund dhe jam mirënjohëse që e kam në jetën time në çfarëdolloj forme, pa u penduar për rrjedhën që mori marrëdhënia jonë apo për atë që universi ka rezervuar për ne.” duke e cilësuar gjithashtu si “një nga miqtë e saj më të mirë dhe personin e preferuar në planet.”

Familjarët e mbajtën të fshehtë: Del versioni zyrtar i

“Të kam adhuruar që prej ditës kur të takova kur isha 19 vjeç, dhe do të të adhuroj gjithmonë. Nuk mund ta besoj që nuk je më. Me të vërtetë nuk mund të mësohem me këtë ide. Kemi folur për këtë. Kaq shumë herë. Jam shumë e acaruar, shumë e trishtuar sa nuk di ç’të bëj. Ti ishe miku im më i mirë. Për shumë kohë. Më vjen keq që nuk mund të të largoja dhimbjen. Me të vërtetë doja. Njeriu më i sjellshëm, më i ëmbël me demonët që kurrë nuk i meritoi. Shpresoj që të jesh mirë tani. Prehu në paqe”, shkroi Ariana në Instagram, fill pas vdekjes tragjike të reperit 26 vjeçar.

Sigurisht që s'mund të mos e përfshinte në këngën e fundit.