Zjarri i rënë pak ditë më parë në Kaliforni i mori jetën 30 njerëzve dhe la shumë të tjerë pa banesa. Ndër to, e shkatërruar për këtë fakt është edhe këngëtarja Miley Cyrus. Edhe pse e quan veten një ndër njerëzit me fat, shtëpia e saj është djegur plotësisht.
“E shkatërruar tërësisht nga zjarri që tronditi popullin tonë. Unë jam një nga ato me fat. Kafshët dhe dashuria e jetës sime janë mirë dhe vetëm kjo ka rëndësi tani. Shtëpia s’ka shumë rëndësi, por kujtimet e bërë aty brenda me familjen dhe miqtë janë të rëndësishme. Për këtë jam mirënjohëse.”- shkruan Miley përmes një postimi në Twitter.
Ditën e zjarrit masiv, përveç saj edhe Kim Kardashian tregoi në rrjete sociale eksperiencën e hidhur dhe se iu desh që brenda 1 orë të lëvizte menjëherë nga shtëpia bashkë me familjen e saj.