Nëse ju ka shpëtuar pa lexuar, Channing Tatum po jeton një romancë me këngëtaren Jessie J. Për herë të parë dyshja u pa në një klub golfi, por gjërat duket se po bëhen edhe më serioze.
Ylli i filmave, i cili i dha fund martesës 9-vjeçare me Jenna Dewan në prill të këtij viti, bëri dedikimin më të ëmbël për të dashurën e re në Instagram.
“Kjo grua sapo zbrazi gjithë zemrën e saj në skenë. Kushdo ishte atje është dëshmitar i diçkaje speciale. Wow!”- shkruan ai.
Epo nëse deklaratat nisin që tani, e sigurt që në muajt në vazhdim ka edhe më. Burime pranë tyre thonë se dyshja janë bashkë që prej tetorit dhe njerëzit duan t’i shohin bashkë!