Celebrity

Çfarë?! Kanye West thotë se duhet të kishte pasur fëmijë me Paris Hilton, jo me Kim-in!

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2025

Çfarë?! Kanye West thotë se duhet të kishte pasur 

Kanye e ka vendosur që të shokojë botën! Rishtazi, gjatë një transmetimi live në Twitch, reperi u shpreh i indinhuar se në fakt, nuk duhet të kishte bërë fëmijë me Kim, por me Paris Hillton!

Çfarë?! Kanye West thotë se duhet të kishte pasur
 
Pas deklaratës së tij tronditëse, transmetimi u ndërpre menjëherë dhe ai nuk u lejua të aksesonte më platformën. Pamje nga transmetimi që qarkulluan në internet treguan Kanye-n duke folur në telefon me dikë, para se të përmendte faktin se Kardashian kishte punuar dikur për Paris Hilton.

"Kim ka qenë asistente e Paris Hilton," tha artisti i "Carnival", duke shtuar: "Duhej të kisha bërë fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian! Mund ta imagjinosh? Të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton…Sa hotele do të kisha tani?" vazhdoi Kanye.

“Imagjinoje pak, gjithë ato hotele”, këmbënguli ai.

Hilton, 44 vjeç, është në terezinë e saj dhe e martuar me Carter Reum. Ata kanë dy fëmijë së bashku: djalin Phoenix dhe vajzën London.

Çfarë?! Kanye West thotë se duhet të kishte pasur

Ai shtoi edhe se ka bërë fëmijë me një asistente, referuar rolit të mëparshëm të Kim si asistente e Paris.

Çfarë?! Kanye West thotë se duhet të kishte pasur

Kanye ka katër fëmijë me yllin e “Kardashians”, me të cilën ishte i martuar për shtatë vjet: North, 11 vjeç, Saint, 9 vjeç, Chicago, 7 vjeç dhe Psalm, 6 vjeç. Ata finalizuan një divorc kaotik në nëntorin e vitit 2022.

Artikuj të sugjeruar: