Anëtarët e dy qeverive asaj shqiptare dhe kosovare janë mbledhur në Pejë për të diskutar rreth temave që lidhen me bashkëpunimin midis dy vendeve. Pas takimit, kryeministrët e dy vendeve, Haradinaj dhe Rama, së bashku me anëtarët e dy qeverive kanë pozuar duke bërë të gjithë bashkë me duar simbolin e shqiponjës.
Nëse mendoni se ky ishte një raportim rreth kësaj çështjeje gaboheni...
I gjithë shpjegimi i mësipërm ishte një hyrje për t’ju drejtuar pyetjen:
Çfarë nuk shkon me këtë foto?
E gjetët?
Përpiquni dhe pak...
Tani me siguri e gjetët.
Në foton në fjalë duket zv/ kryeministri kosovar Enver Hoxhaj që e ka patur pak të vështirë të bëjë me duar simbolin.
Mbase është vetëm një rastësi, mbase aparati është shkrepur pikërisht në kohën kur zv/ kryeministri kosovar po rregullonte duart...
Po kush do t’ja dijë thuaj, tani që veprimi i tij ka marrë jo pak vëmendje në media dhe rrjete sociale.