Celebrity

Si nga hiçi, Meghan Markle acaron Kendall Jenner, Rita Ora dhe David Beckham

17 Dhjetor 2018

Si nga hiçi, Meghan Markle acaron Kendall Jenner, Rita Ora dhe David
Meghan Markle

Të gjithë duan të takojnë Meghan Markle. Ne, ju, mamatë tuaja, mamatë tona. Kështu që nuk është ndonjë habi e madhe që Kendall Jenner dhe Rita Ora synonin t’i shtrëngonin dorën Dukeshës të mërkurën e 10 dhjetorit, meqë rastisën në të njëjtën godinë në British Fashion Awards në Londër. Askush s’i reziston dot Meghan, as modelja më e paguar në botë.

Për fat të keq, askush s’takoi askënd. Sipas TMZ, sigurimi i Meghan është aq i rreptë, sa askush s’u afrua mjaftueshëm as për të thënë “përshëndetje".

Oficerët e sigurimit zbatuan diçka të quajtur “lëvizja mbretërore,” që do të thotë se kudo ecën Markle, korridoret dhe shkallët duhet të jenë bosh. Imagjinoje të jesh aq e rëndësishme, sa një korridor i tërë duhet zbrasur që t’i të marrësh një gotë uji mineral, a diçka të këtillë.

Si nga hiçi, Meghan Markle acaron Kendall Jenner, Rita Ora dhe David
Kendall Jenner
Si nga hiçi, Meghan Markle acaron Kendall Jenner, Rita Ora dhe David
Rita Ora

Kendall Jenner, Rita Ora dhe David Beckham ishin disa prej yjeve që tentuan të takohen me Meghan, por s’mundën. Ergo, u irrituan nga sigurimi i saj. Paçin fat herë tjetër.