Celebrity

Videoklipi i momentit: Para jush, J Lo dhe e bija!

21 Dhjetor 2018

Videoklipi i momentit: Para jush, J Lo dhe e bija!

Momenti më i bukur “nënë e bijë” i vitit!

Jennifer Lopez publikoi videoklipin e “Limitless”, kënga e filmit të saj “Second Act”, që u lançua sot.

Në video – ku tregohet një histori suksesi dhe vendosmërie – merr pjesë edhe vajza e J Lo-së, Emme. Ajo luan një version më të hershëm të nënës së saj.

Videoklipi i momentit: Para jush, J Lo dhe e bija!

Gjatë klipit, Emme 10 vjeç dhe Jennifer 49, shihen duke ngjitur me vështirësi një kodër. Të dyja refuzojnë të heqin dorë dhe duan me patjetër të ngjiten në majë.

Videoklipi i momentit: Para jush, J Lo dhe e bija!

Pasi vogëlushja ia del me sukses, kap një gjethe dhe shikon aty pasqyrimin e të ëmës – Emme në të ardhmen.

Përveç simbolizmit të fuqishëm, kjo është videoja e parë me regji të Lopez.

“[Emme] ishte kaq e mahnitshme, isha tepër krenare. Harrova që isha regjisore e videos sime të parë, ishte gjithçka për të. E gjitha për të,” tha ajo gati e përlotur në "The Tonight Show" me Jimmy Fallon, javën e kaluar.

Për Lopez, videoja u realizua për të ardhur në ndihmë të grave, sepse “kanë vlerë për diçka, janë të barabarta dhe pa limite.”

Videoklipi i momentit: Para jush, J Lo dhe e bija!

Në filmin “Second Act”, Jennifer luan rolin e Maya Vargas, një asistent-menaxhere e një dyqani, që s’kërkon asgjë më shumë në jetë përveçse një ngritjeje në detyrë me rastin e ditëlindjes së 43-të.

Pasi humbet punën, shoqja e saj (Leah Remini) krijon një CV false, që e ndihmon Maya-n të punësohet si drejtoreshë ekzekutive në një kompani në Mahnattan.

Edhe pse nuk ishte e kualifikuar mjaftueshëm, më në fund ia del të shkojë atje ku i takon: Nuk është kurrë vonë për një plan B!