Instagramming

Cozman shpërthen ndaj Babastars?: ‘Nuk mundem më me këta repera fallso’

6 Janar 2019

Cozman shpërthen ndaj Babastars?: ‘Nuk mundem më me këta

Cozman duket se është larguar nga grupi “Babastars” nisur nga videoja e fundit në Instastory, ku shprehet se “nuk mundet më me reperët fallso”.

“I kërkoj falje të gjithë fansave që më kanë mbështetur deri sot në lidhje me anullimin e gjithë koncerteve. Se dua të nis diçka të re. Nëse më kuptoni se çfarë dua të them. Se nuk po mundem më me këta reperë, me repera fallso. S’ishin asgjë. Kështu që bëra pak pushim, të ndreq disa gjëra dhe do të rikthehem. Këtë herë do të vij ndryshe.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/???? (@vipscreen) on

Në një botë ku Instagrami është gjithçka: Cozmat nuk ndjek më asnjë prej anëtarëve të “Babastars”. As ata nuk e ndjekin.

Cozman shpërthen ndaj Babastars?: ‘Nuk mundem më me këta

Në nëntor të 2018-s, u përfol për një përçarje të mundshme të grupit. Pas largimit të Skivit (Visar Shala), u tha se Agon Amiga (Agon Sulejmani) do të largohet nga grupi, madje kënga e tij “Oh bir” ishte një diss për Getoar Selimin.

Cozman shpërthen ndaj Babastars?: ‘Nuk mundem më me këta

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot pas 15 vjetve jeni tu ma tesh.”

Dyshimet arritën kulmin kur të këngën e Onatit dhe Majkut “Thirri dajt”, Cozman dhe Agon Amiga mungonin.

Cozman shpërthen ndaj Babastars?: ‘Nuk mundem më me këta
Nga e majta në të djathtë: Asdren Zogaj (Marshall Jungle DJ), Getoar Selimi, Majk, Onat, Dekorim Sahiti (menaxher i Babastars).

Në një intervistë për “Prive”, Onat tha se “Agoni është në Gjermani, Cozman në Londër, Geti në Tiranë. Kemi patur kohë të limituar, por kjo s’do të thotë që ata nuk janë pjesë e jona.”

Mirëpo fakti që Agon Amiga nuk i ndjek më në Instagram, njësoj si Cozman, tregon në një farë mënyre se djemtë nuk kanë më raport me njëri-tjetrin.