Kinema & TV

‘Oscars 2019’ mbetet pa prezantues: Ç’pritet të ndodhë?

11 Janar 2019

‘Oscars 2019’ mbetet pa prezantues: Ç’pritet të

Eventi më i rëndësishëm në industrinë e filmit gjendet në një situatë jo fort të favorshme pasi për herë të parë pas tri dekadash, nuk ka një prezantues.

Kevin Hart, i përzgjedhur nga Akademia, hoqi dorë nga prezantimi i ceremonisë pasi pretendohet se iu tha të kërkonte falje publikisht për deklaratat fyese nga komunitetit LGBTQ aty rreth viteve 2009-2010.

I ftuar tek Ellen DeGeneres, Hart theksoi se arsyeja e vetme pse nuk kërkoi falje ishte sepse nuk donte t’i hidhte më benzinë zjarrit. Sipas tij, media abuzoi duke shkruar se “Kevin Hart refuzon t’i kërkojë falje komunitetit LGBTQ” duke lënë pa përmendur fjalën “sërish”.

‘Oscars 2019’ mbetet pa prezantues: Ç’pritet të

Edhe pse Ellen u shpreh se kishte folur personalisht me organizatorët dhe ata ishin pro rikthimit të aktorit në rolin e prezantuesit, Kevin Hart duket se NUK do të rikthehet.

Në vitin 1989, producenti Allan Car dhe regjisori Jeff Margolis zëvendësuan monologun hapës me një numër muzikor 11 minutësh që përfshiu një duet midis aktorit Rob Lowe dhe Eileen Bowman, i veshur si Borëbardha. Shfaqja u prit tmerrësisht keq nga kritikët.

‘Oscars 2019’ mbetet pa prezantues: Ç’pritet të

Burime të ndryshme raportojnë se edhe këtë vit Akademia nuk do të zgjedhë një tjetër moderator, por prezantimi do t’i besohet yjeve të famshëm që do të kenë rolin e prezantuesve të çmimeve.

Ndër të tjera, thuhet se producentët kanë menduar një bashkim të “The Avengers”. ABC, rrjeti që transmeton Oscars në SHBA është në pronësi të Disney-t, që zotëron edhe Marvel Studios, ku është prodhuar “The Avengers”.

‘Oscars 2019’ mbetet pa prezantues: Ç’pritet të

Ceremonia e 91 e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 24 shkurt, në Dolby Theatre në Hollywood, Los Angeles, dhe mbetet për t'u parë si do të pritet nga publiku.

Burimi: The Guardian