Instagramming

Na lejoni ta shpallim Valdrin Sahitin fituesin e sfidës 2008 vs 2018

17 Janar 2019

Na lejoni ta shpallim Valdrin Sahitin fituesin e sfidës 2008 vs 2018

Nëse jetoni ende nën një gur, ju bëjmë me dije se këto ditë ka shpërthyer kudo – përfshirë televizionin – sfida e 10-vjeçarit. Pra, njerëz të famshëm e jo, postojnë përbri njëra-tjetrës, dy foto, një nga para dhjetë vitesh dhe një të kohëve të fundit. Një koncept kaq i thjeshtë e kaq i bujshëm.

Sapo nisi shpërhapja në Amerikë, nisi edhe në Shqipëri. Këtu gjeni një listë me gratë e famshme shqiptare që krahasuan veten me atë të një dekadë më parë, ndërsa këtu gjeni burrat.

Sidoqoftë, Valdrin Sahiti s’gjendet te listat e mësipërme sepse ndryshimi i tij meriton një artikull më vete! Jo. Meriton të shpallet fitues.

Na lejoni ta shpallim Valdrin Sahitin fituesin e sfidës 2008 vs 2018

Valdrini e postoi vetë foton e vjetër, i trembur se mos qeshim me të, por jo. Jemi thjesht të mahnitur. Nga një njëzetë e pak vjeçar i shëndoshë, me rrobat më të rehatshme që ka në garderobë, në një dizajner të suksesshëm, veshur me koleksionin e tij.