Siç mund ta keni lexuar, me të drejtë shpallëm Valdrin Sahitin si fitues të sfidës së 10-vjeçarit: (para) një njëzetë e pak vjeçar i shëndoshë, me rrobat më të rehatshme në garderobë vs (pas) një dizajner i suksesshëm i veshur me koleksionin e tij. Ok, Valdrini e meriton fitoren, por ja që nuk është i vetëm.
Rudina Dembacaj, që lexoi tek Anabel artikullin për dizajnerin, ~me të drejtë~ vendosi të reagonte pasi Valdrini nuk është i vetmi që përmes një vullneti të hekurt ka ndryshuar tërësisht veten.
“Lexova te @anabel_hostel që sfidën #10yearchallenge e ka fituar Valdrin Sahiti, po s’kam vdek akoma unë! #rudinadembacaj #dissvaldrinsahiti”, shkruan ajo me humor.
Pra, me të drejtë e meriton edhe ajo fitoren për ndryshimin drastik dhe vullnetin sistematik për të transformuar trupin dhe për të përmirësuar shëndetin.
Në fakt për pjesën e peshës Dembacaj foli edhe e ftuar në “Thumb” javën e kaluar ku u shpreh se ka qenë shumë e shëndoshë në periudhën e adoleshencës dhe ka rënë 30 kg nga mosha 20-23 vjeç.
Meqë ra fjala, këtu lexoni një tjetër listë me të famshëm shqiptarë që deshën të dobësoheshin dhe ia dolën.