Celebrity

Akuza për përdhunim: Merret vendimi për Chris Brown

23 Janar 2019

Akuza për përdhunim: Merret vendimi për Chris Brown

Pas akuzave dhe arrestimit për përdhunim, Chris Brown është lënë i lirë nga autoritetet në Paris ndërkohë që hetimi për incidentin e pretenduar vazhdon.

Këngëtari dhe dy burra të tjerë u arrestuan të hënën pasi një grua 24-vjeçare pretendoi se ishte përdhunuar në një hotel në qytet pak kohë më parë.

Pasi u la i lirë, Chris iu drejtua Instagramit për të hedhur poshtë akuzat duke u shprehur se vajza në fjalë është duke gënjyer dhe se abuzimi seksual është kundër karakterit dhe moralit të tij.

Incidenti i supozuar thuhet të ketë ndodhur më 15 janar.

Kjo nuk është hera e parë që Chris përfshihet në të tilla skandale. Në 2009-n fotoja e Rihanna-s së dhunuar nga Chris do të shokonte fansat e dyshes dhe jo vetëm. Chris u arrestua dhe u shpall fajtor për dhunën e ushtruar dhe gjykata vendoi se duhet të kryente punë vullnetare.

Në korrik të 2018-ës, këngëtari përfundoi në pranga pas koncertit, ndërkohë që muaj më herët u fotografua duke i vendosur i nervozuar duart një vajze rreth qafës.