Kinema & TV

Aktori rrëmben vëmendjen në Oscars me këtë SUPER fustan!

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2019

Aktori rrëmben vëmendjen në Oscars me këtë SUPER

Ndonëse Billy Portner nuk është nominuar në ndonjë kategori të çmimeve Oscars, ai ka fituar që tashmë çmimin e Tapetit të Kuq. Në ceremoninë e 91 të Academy Awards në Los Angeles, ai rrëmbeu gjithë vëmendjen.

Aktori i “Pose” mbërriti i veshur nga dizajneri Christian Siriano. Veshja e Siriano-s përfshin një xhaketë të kadiftë me një papjon në pjesën e sipërme dhe një fustan të fryrë në stilin e princeshave në pjesën e poshtme.

Aktori rrëmben vëmendjen në Oscars me këtë SUPER

Një veshje që ndërthur detajet mashkullore me ato femërore nuk mund të mos vidhte gjithë vëmendjen e Hollywood-it.

“Kjo veshje është interesante sepse unë nuk jam një drag queen, jam thjesht një burrë me fustan.” - u shpreh ai.

Aktori rrëmben vëmendjen në Oscars me këtë SUPER

Aktori dhe këngëtari shoqërohej nga bashkëshorti, Adam Smith.

Aktori rrëmben vëmendjen në Oscars me këtë SUPER

Nuk është hera e parë që Billy Porter tërheq vëmendjen me veshje të tilla. Në Golden Globes, u paraqit i veshur kështu:

Aktori rrëmben vëmendjen në Oscars me këtë SUPER

Një ndër arsyet është thyerja e tabuve që lidhen me modën, duke e parë atë si një mënyrë për t’u vetëshprehur dhe për t’u vetëpërfaqësuar. Megjithatë kjo është ndër të tjera edhe një formë për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe Shtëpinë e Bardhë në lidhje me të drejtat e transgjinorëve.

Artikuj të tjerë:

[Oscars 2019: Mos i humbisni yjet në Tapetin e Kuq]

[Fustani i këngëtares bëhet meme. Ku e kemi parë?]

[WOW! Pak vëmendje për Lady Gaga-n dhe diamantin 128,54 karatësh]