Kinema & TV

Filmi i Ermalit dhe Elvanës: Bëhuni gati për trailer-in e ‘Dy gisht mjaltë’

Shkruar nga Anabel

26 Shkurt 2019

Filmi i Ermalit dhe Elvanës: Bëhuni gati për trailer-in e

Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë protagonistët e filmit “Dy gisht mjaltë”, një komedi romantike që do të lançohet së shpejti në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Filmi i Ermalit dhe Elvanës: Bëhuni gati për trailer-in e

Fabula ndërtohet rreth një historie shqiptare dashurie që ka brenda romancën, ndarjen, trishtimin, rilidhjen, dasmën, aventurën, çmendurinë etj.

Filmi i Ermalit dhe Elvanës: Bëhuni gati për trailer-in e

Siç mund ta shihni edhe në trailer-in e publikuar nga Ermali, filmi rikthen një prej aktorëve më të njohur të komedisë shqiptare, Koço Devolen.

Filmi i Ermalit dhe Elvanës: Bëhuni gati për trailer-in e

Pjesë e kastit janë edhe figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi e Natasha Sela sigurisht pa munguar emrat më në zë të momentit, si Olta Daku, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Megi Pojani etj. Ah, nuk mungon as lali Eri.

Filmi i Ermalit dhe Elvanës: Bëhuni gati për trailer-in e

“Martesa është një kavanoz i mbushur me m*t, por kavanozi në fillim ka 2 Gisht Mjaltë.”

Për Mamaqin, kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në një projekt të tillë (filmi "Femrat"). Ndryshe nga ai, për Elvanën kjo është hera e parë që merr pjesë në një film të mirëfilltë, megjithëse këngëtarja ka mbaruar studimet për regji dhe jo pak herë ka dëshmuar se ka talent në botën e aktrimit (për shembull skeçi i pak kohëve më parë me Mamaqin që numëron më shumë se 1.3 milionë shikime në YouTube).

Filmi i Ermalit dhe Elvanës: Bëhuni gati për trailer-in e

Kinemaja vërtet është diçka e re për Elvanën, por dukshëm vihet re kimia e veçantë e dyshes protagoniste dhe jo vetëm. Pra, dhurojini vetes disa të qeshura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on