Sipas listës së Forbes, momentalisht, Kylie Jenner është miliarderja më e re në botë. 21-vjeçarja ka thyer rekordin e vendosur më herët nga themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg i cili zuri vendin e multimiliarderit më të ri në moshën 23-vjeçare.
Më e vogla e shtëpisë Kardashian ka shtuar shifrat marramendëse në llogarinë e saj falë biznesit me produktet kozmetike. Biznesi 3-vjeçar vetëm vitin e fundit arriti të gjeneronte nga shitjet rreth 360 milionë $.
“S’prisja asgjë. Unë nuk e parashikoj dot të ardhmen.”- është shprehur ajo për Forbes.
Përsa i përket listës së më të pasurëve në botë, vendin e parë vazhdon ta mbajë Jeff Bezos. Ndërsa pasuria e Zuckerberg-ut duket se është në rënie. Nga e gjithë lista e miliarderëve vetëm 252 prej tyre janë gra.
Burimi: BBC