TV Mania

E vërteta e largimit të Arbana Osmanit nga Top Channel

Shkruar nga Anabel

5 Mars 2019

E vërteta e largimit të Arbana Osmanit nga Top Channel

Krejt papritur në disa portale nisi të qarkullojë lajmi se Arbana Osmani është larguar nga Top Channel, duke lënë përgjysmë spektaklin “Dua të të bëj të lumtur”.

E vërteta e largimit të Arbana Osmanit nga Top Channel

Burime për Anabel.al konfirmojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe emisioni do të vazhdojë normalisht.

E vërteta e largimit të Arbana Osmanit nga Top Channel

U tha se shkak për largimin e saj u bë një konflikt i moderatores me Ben Blushin, drejtorin e përgjithshëm të televizionit.

E vërteta e largimit të Arbana Osmanit nga Top Channel

Përsa i përket këtij “sherri”, burimet i referohen një debati pune krejt të zakontë, siç ndodh rëndom në një marrëdhënie epror-vartës.

Gjithsesi, lajmi i deformuar u përhap kaq shpejt, sa mikesha e ngushtë e Arbanës, Xhemi Shehu vendosi ta kthejë në shaka.

E vërteta e largimit të Arbana Osmanit nga Top Channel

"I fut një dorë makarona kur është robi pa punë."- shkruan ajo në foton e pastave të postuar pak minuta më parë në Instastory.

Kujtojmë se Top Channel është media e parë dhe e vetme në të cilën Arbana Osmani është pozicionuar qysh prej fillimeve të saj.