Në ditën e mësuesve, të ftuarit specialë të “Ftesë në Pesë” ishin dy gjyshërit e Ledri Vulës, Naxhije dhe Fahri Buçinca, të cilët prej 60 vitesh kanë qenë aktivë në arsim.
Në bisedë e sipër, gjyshi Fahri tregoi se reperi e ka lënë një fakultet për tre provime, por më pas hyri në një tjetër (për regji) të cilin e mbaroi me dhjeta.
Po, mesa duket Ledri paska qenë student shumë i mirë!
Ende sot, Vula është tepër i lidhur me gjyshërit, të cilët rrëfyen se mbajnë mend shumë nga tekstet e tij.
Përsa i përket këngës së preferuar, çifti Buçinca pajtohet te një këngë e vetme: "Ni gotë për ty"
Nananana u kry...