Formula e “Hostel by Anabel” – që u bazua tek shikuesi i ri, duke kapur dhe duke përpunuar atë që mungonte – rezultoi e suksesshme për të gjithë të lindurit e viteve ’90 – 2000 dhe jo vetëm. Që prej ditës kur u bë publike data e fillimit, pyetje të shumta kanë mbërritur në redaksinë e Anabel ndaj, pak ditë para fillimit, po përmbledhim shkurtimisht gjithë ç’dihet deri sot.
1. Zyrtarisht, që prej 19 marsit, Hostel do të transmetohet çdo të martë në orën 21:00 në Anabel.al, në një platformë speciale të krijuar vetëm për transmetimin dhe arkivimin e emisioneve.
“Unë nuk kam asgjë me televizionet. Televizionin e dua, sepse aty ka qënë shkolla ime e parë mediatike, por jam e lumtur dhe e bekuar që po bëj atë që dua në këtë epokë ku mund të zgjedh lirisht kanalin ku dua të komunikoj. Anabel.al ka qënë ndër të parat që kuptoi fuqinë e online në 2009 dhe audienca jonë, kalon një kohë të konsiderueshme në rrjete sociale. Ndaj nuk e shoh se si do të me ndihmonte më shumë ekrani i vogël.” – u shpreh Dalina Buzi, krijuesja dhe producentja ekzekutive.
2. Në sezonin e parë do të ketë horror dhe jo vetëm. Rubrikat “Me provë” dhe “Anabel Lab” kanë ndryshuar në një mënyrë që s’jua pret mendja. Njerëz pa komplekse, të sinqertë do të provojnë gjëra që askush s’i ka provuar më parë. Me pak fjalë, spektakël!
3. Skeçet e shkurtra të “E ke parasysh kur...” kanë avancuar në një serial të mirëfilltë kinematografik.
4. Megi, Alberta, Dea, Viola dhe Ana do të jenë sërish këtë vit, njësoj, por edhe ndryshe. Ato do të shpalosin një dimension tjetër në serial.
5. Do të ketë personazhe të tjerë përveç vajzave. Ernest Manaj është pjesë gjithashtu, por kasti është shumë më i madh duke bërë bashkë emra të njohur të fushave të ndryshme: Egla Ceno, Ina Gjonçi, Alban Ramosaj, Eni Shehu, Alex Seitaj etj.
View this post on Instagram
6. Emri i shkurtuar i serialit është #LLT.
“[...] trajton të përditshmen e Tiranës, një Tirane që shumë pak portretizohet në prodhime kinematografike/televizive, por është Tirana që unë njoh, gocat e Anabel njohin dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës. Është Tirana e dashurive, ndarjeve, problemeve në familje, në karrierë, Tirana (edhe) e një mentaliteti modern. Tirana ku njerëzit kërkojnë veten dhe njëri- tjetrin. Por më e rëndësishmja, është një Tiranë ku jetohet dhe shpresohet dhe nuk ka zgjidhje të shkurtra si “largimi” për të gjithë.” – u shpreh Dalina Buzi në po të njëjtën intervistë.
7. Skenari i #LLT u ndryshua nga fillimi. Si fillim, drafti i skenarit u pëlqye nga gjithë stafi, por pas disa leximeve në Kindle dhe disa kurseve online me regjisorë e skenaristë të famshëm amerikanë, Dalina Buzi kuptoi që “ia kishte futur kot”. Skenari u rishikua nga fillimi.
8. Do të ketë 16 episode dhe një SUPER finale.
9. Trailer