Sot (19 mars), në orën 21:00 nis transmetimin “Hostel by Anabel 2”. Ndryshe nga sezoni i parë, kësaj here, episodet e reja do t’i shihni livestream në Anabel.al; në një platformë speciale të krijuar vetëm për transmetimin dhe arkivimin e emisioneve.
View this post on Instagram
Përpos gjithë rubrikave me të cilat jeni njohur edhe në sezonin e parë; “Me provë” apo “Anabel Lab”, qershia mbi tortë e këtij viti është #LLT!

#Love#Likes#Tirana, (Romantic Comedy), është zyrtarisht web- series i parë në Shqipëri! Si fillim, për ata që nuk janë familjarë me këtë term na lini t’ju tregojmë çfarë nënkupton.
View this post on Instagram
“Web series” (serial web-i) është një lloj seriali, që vjen përgjithësisht në formë episodike, i prodhuar për t’u publikuar në internet; kryesisht si pjesë e një platforme mediatike, siç është në rastin konkret Anabel.al.

Pikërisht, këtë risi do ta shohim për herë të parë sot, ku do të njihemi me episodin e parë të #LLT-së.

“Unë nuk kam asgjë me televizionet. Televizionin e dua, sepse aty ka qënë shkolla ime e parë mediatike, por jam e lumtur dhe e bekuar që po bëj atë që dua në këtë epokë ku mund të zgjedh lirisht kanalin ku dua të komunikoj. Anabel.al ka qënë ndër të parat që kuptoi fuqinë e online në 2009 dhe audienca jonë, kalon një kohë të konsiderueshme në rrjete sociale. Ndaj nuk e shoh se si do të me ndihmonte më shumë ekrani i vogël.

Një fakt interesant: Ceremonia “Oscar” e transmetuar në një nga kanalet më të fuqishme amerikane, ABC është parë këtë vit nga 26.5 milionë vetë. Ndërsa intervista me Jordyn Woods nga Jada Pinket Smith, e transmetuar (të premten 1 Mars) në rrjetin social Facebook, ka kapur deri në këtë moment që flasim 30.5 milionë shikime. Çfarë ndryshimi ka më?”- u shpreh Dalina Buzi, në lidhje me vendimin që ky projekt gjigant të shfaqej online.
Ç’duhet të dini deri tani për #LLT-në?

“#Love#Likes#Tirana, trajton të përditshmen e Tiranës, një Tirane që shumë pak portretizohet në prodhime kinematografike/televizive, por është Tirana që unë njoh, gocat e Anabel njohin dhe të gjithë aktorët pjesëmarrës. Është Tirana e dashurive, ndarjeve, problemeve në familje, në karrierë, Tirana (edhe) e një mentaliteti modern. Tirana ku njerëzit kërkojnë veten dhe njëri- tjetrin. Por më e rëndësishmja, është një Tiranë ku jetohet dhe shpresohet dhe nuk ka zgjidhje të shkurtra si “largimi” për të gjithë.
Vajzat e Anabel Hostel patjetër që do të jenë në rolet e tyre përkatëse, siç do jetë edhe Ernest Manaj, por kasti është shumë më i madh se kaq, duke përfshirë edhe emra të njohur të muzikës dhe kinemasë si Egla Ceno, Alban Ramosaj, Ina Gjonçi, Eni Shehu, Alex Seitaj etj. Në përgjithësi të gjithë të përzgjedhurit, hyjnë tek aktorët më natyralë dhe më modernë të ekranit dhe teatrit, të cilët unë i vlerësoj shumë dhe që i kanë dhënë ngjyrën e duhur roleve.”

Me pak fjalë, ky serial do t’ju rikthejë dashurinë për Tiranën dhe gjithçka mban brenda ky qytet. Jeta dhe historitë e personazheve, (sa të ndryshëm aq edhe të ngjashëm me ne) do të na argëtojnë aq sa do të na mbajnë pezull deri në episodin e fundit të tij!
Një histori dashurie që brenda pak sekondash i ndryshon jetën protagonistëve të kësaj komedie romantike. Të tjerat? Sot, në orën 21:00!