Kushdo që e ka parë filmin “The 40 year old virgin” e kujton fare mirë pjesën kur Steve Carell përjeton dhimbjen e fortë teksa i shkulet prej kraharorit letra me dyll. Që prej asaj kohe, disa YouTuber-s kanë tentuar të provojnë depilimin për të kuptuar realisht SE ÇFARË PERIPECISH PËRJETOJNË VAJZAT!
Nën kujdesin e Dalina Buzit dhe skenaristes Klaudia Brahimaj, “Anabel Lab” këtë vit është shndërruar në një mix situatash të parealizuara më parë në televizionet shqiptare; si kjo e depilimit të djemve.
Për habinë e të gjithëve, nuk qenë të paktë djemtë që pranuan të merrnin pjesë, ndonëse ishte hera e parë që ndodh në Shqipëri. Mesa duket, të rinjtë shqiptarë janë gjithnjë e më të hapur ndaj të tillave sfidave (challenges).
Gjithë ç’ndodhi në “Hostel by Anabel” mund ta shihni në Anabel.al duke klikuar në: video.anabel.al