Në emisionin “Pa Gjurmë” u transmetua një foto e realizuar nga ekspertët amerikanë sesi mund të duket sot Bleona Mata, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare pa lënë gjurmë.
Drejtori i CRCA për Shqipërinë, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, në bashkëpunim me emisionin “Pa Gjurmë” shfaqën foton që tregon si mund të duket Bleona në moshën 16-vjeçare. Për realizimin e fotos u përdorën tipare të nënës, babait dhe vëllait të vogël. Gjithashtu në emision dy persona dëshmuan duke zbuluar fakte të reja në lidhje me vendodhjen e Bleonës.
Bleona humbi gjurmët më 22 maj të vitit 2010, teksa kulloste bagëtinë së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. Në atë kohë, por edhe vite më pas, rasti i vogëlueshes, sot 15-16 vjeç, shokoi mbarë opinionin publik, për aq kohë sa nuk kishte asnjë gjurmë që të mund të ndizte një dritë në fund të tunelit dhe dëshmitë ndryshoheshin vazhdimisht.