Instagramming

Ç’po ndodh? Gjesti & Egli bëjnë ca ndryshime në Instagram dhe kemi disa teori

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2025

Ç’po ndodh? Gjesti & Egli bëjnë ca ndryshime në

Mos u gënje nga fotoja e dasmës! Për ty, thjesht lind dielli dhe nis dita! Për Eglin dhe Gjestin, çdo ditë e re sjell një dramë të re!

Gjesti na paralajmëroi të rrimë gati dhe përdori hashtag-un që na tregon se do të vijë një epokë e re në postimin e tij (me më shumë filtra se fotoja e Arbanës dhe Alketës), por ne vumë re se ka fshirë çdo foto në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GJESTI (@gjestt)

Duke qenë se detyra (madje edhe kurioziteti) nuk na lë të qetë, i hodhëm edhe një sy Instagram-it të Eglit, e cila ka fshirë çdo postim me Gjestin, madje edhe fotot e dasmës së shumëpërfolur.
 
Tani, për këtë ngjarje kemi disa teori, sepse siç dihet, rastësia mund të jetë mbreti i botës, por kunjat janë mbretëresha e marrëdhënieve toksike:
 
1-) Gjesti dhe Egli mund të na sjellin ndonjë bashkëpunim surprizë dhe po ndezin pak debat në rrjet.
2-) Janë ndarë se fillim i riii (me zërin e Edi Ramës)
3-) Thjesht rastësi se duan ta lënë pas të shkuarën dhe përvojën në “BBVA 4” (Megjithëse Egli ka ende foto nga "BBVA 4").
4-) Mbase lidhet me dramën ku përfshihet një çun tjetër, Mario. Mund të lexoni më tepër këtu.

Mos kujtoni se harruam! Kontrolluam edhe listën e ndjekësve dhe pamë që vijojnë të jenë follow me njëri-tjetrin.

Ç’po ndodh? Gjesti & Egli bëjnë ca ndryshime në

Ç’po ndodh? Gjesti & Egli bëjnë ca ndryshime në
 
Do t’ju përditësojmë prapë, sapo të kemi të reja. Ju rrini rehat se Instagram-et i kontrollojmë ne.

Artikuj të sugjeruar: