Hostel by Anabel

‘Love Likes Tirana’: Ç’pritet të ndodhë në serinë e radhës

Shkruar nga Anabel

20 Mars 2019

‘Love Likes Tirana’: Ç’pritet të ndodhë

Në premierën e web-series të parë në Shqipëri, “Love Likes Tirana”, pjesë e sezonit të dytë të “Anabel Hostel”, gjithë ç’ndodhi mund ta përmbledhim shkurtimisht në disa fjali: Zoi (Megi Pojani), moderatore e një emisioni pasditeje, merr vesh papritur se në fillim të sezonit të ri televiziv nuk do të jetë më në transmetim në orarin e mëparshëm, pasi do të zëvendësohet nga një telenovelë indiano-turke. Por kjo tronditje nuk është asgjë pas asaj që ndodh më pas. Zoi zbulon se në marrëdhënien me partnerin e saj Klajdi (Eni Shehu) është edhe një person i tretë, Luna (Dea Mishel Hoxha).

Nisur nga kjo, seria e ardhshme pritet më dramatike se e para. Intriga u shpalos në fund të pjesës së parë: një trekëndësh dashurie, por jo vetëm.

‘Love Likes Tirana’: Ç’pritet të ndodhë

E përgatitur shpirtërisht se ç’mund të shihte pasi të hapej dera, Zoi përballet me Klajdin dhe Lunën. Dramaticiteti i përballjes së tyre rritet derisa në një moment arrin kulmin. Ndonëse Irisi (Alberta Kamenica) gjen një mënyrë për të ndihmuar miken dhe kolegen e saj, gjërat dalin jashtë kontrollit. Zoi kupton se prej kohësh e gjitha paskësh qenë një gënjeshtër.

Emisionin e parë e ndiqni duke klikuar këtu.

Artikuj të ngjashëm që mund të lexoni: 

Nisur nga ‘Hostel by Anabel’: Ç’duhet të dish para se të eksplorosh një shtëpi të braktisur

Epike: Çunat shqiptarë provojnë depilimin!