Aromat florale janë një nga kategoritë më të preferuara të parfumeve për një arsye të rëndësishme - janë të parezistueshme. Dhe ndërsa vera afron, të gjitha ne duam një parfum të ri dhe kush më mirë se një parfum me aromë lulesh mund t’i përshtatet kësaj periudhe.
Ekzistojnë lule të panumërta me kombinime të pafundme, të cilat ofrojnë aroma të jashtëzakonshme. Aromat me lule mund të jenë unike dhe të veçanta, por ndonëse janë shumë të njohura, sërish një parfum i tillë do të duhej në koleksionin e kujtdo.
Në varësi të notave që përmbajnë, këto aroma mund të jenë të lehta, të ëmbla ose të forta, duke siguruar që të gjithë do të zbulojnë atë parfum që i përshtatet.
Për t'ju ndihmuar të filloni kërkimin tuaj me një listë në mendje, ne kemi përpiluar të preferuarat tona më poshtë.










Burimi: Marie Claire