Gjatë rubrikës "Haje ose Thuaje" në “NIN” i pyetur nëse ka të dashur apo jo, pas një heshtjeje të gjatë, Ledri Vula...hëngri specin djegës! Megjithatë, ndonëse e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e tij romantike, prej kohësh reperi përflitet se është në një lidhje me Sara Hoxhën, bukuroshen që thuhet se jeton në Gjermani.
Zërat për romancën e tyre nisën gati dy vite më parë, kur Sara u shfaq përkrah bashkëshortes të Ermal Fejzullahut dhe Lumi B në një festë me miqtë.

Dyshja nuk e ka pranuar (por as mohuar) publikisht marrëdhënien e tyre, megjithëse detajet në rrjete sociale dhe jo vetëm dëshmojnë për një histori dashurie. Ah, një histori që po shkon në të tjera nivele.
~ Detajet ~
Siç mund ta shihni edhe në vijim, Ledri dhe Sara frekuentojnë shpesh të njëjtat vende;
ora ngjan si e parë diku;
një L me hashtag në një foto me trëndafila në dorë;
“nuk po dojna drama”, tekst i Ledrit te kënga “Princess Diana”.
~ Komentet ~
Në Instagram-in e Sarës nuk mungojnë komente të ëmbla nga miq të Ledrit,
nga nëna e tij Xheraldina...
sigurisht dhe nga vetë reperi.
~ Festat ~
Sara është e pranishme në shumë festa të organizuara nga rrethi i miqve të Ledrit. Së fundmi, ajo festoi së bashku me Kidën, Ariana dhe Ermal Fejzullahun e shumë të tjerë.
~ Planet e Ledrit për t’u bërë baba ~
I ftuar në “NIN” javën e kaluar, Ledri foli pothuajse për gjithçka, por çfarë tërhoqi vëmendjen tonë ishte një nga dëshirat e mëdha të tij: Është gati të bëhet baba dhe asgjë s'do ta gëzonte më shumë!
"Po, jam i gatshëm të krijoj familje. Nuk mund të mos jesh gati kur sheh shokët e tu me fëmijë. Unë luaj aq shumë me ta si t'i kem të mitë. Shoh ata që janë bërë prindër, them dua dhe unë! Ata mund të dalin me fëmijët e tyre unë jo. Thonë që kur vjen në jetë një fëmijë ta ndryshon komplet jetën dhe unë dua ta provoj si është kjo ndjesi, si ta ndryshon jetën fëmija."