Bota

Shansi i fundit për të shpëtuar Notre-Dame

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2019

Shansi i fundit për të shpëtuar Notre-Dame

Një pakujdesi e punëtorëve që po merreshin me restaurimin e katedrales së Notre-Dame në Paris mendohet se u bë shkak që ndërtesa gotike 850-vjeçare të përfshihej nga flakët rreth orës 7 të pasdites së sotme. Prej gati 3 orësh, forcat speciale po organizohen në mënyrë që të shuajnë zjarrin, i cili për fat të keq ka sjellë dëme të mëdha.

Shansi i fundit për të shpëtuar Notre-Dame

90 minutat e ardhshme janë shansi i fundit për të shpëtuar Notre-Dame. “Ka një rrezik të madh. Nëse bie këmbana kryesore, atëherë shkatërrohet gjithë ndërtesa. Ka zjarrfikës brenda dhe jashtë godinës. Minutat e ardhshme janë vendimtare.” – u shpreh Komandanti i Përgjithshëm i Brigadës së Zjarrit në Paris.

Shansi i fundit për të shpëtuar Notre-Dame

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shkroi në Tëitter: “Notre-Dame në flakë. Emocionet e një kombi të tërë. Ashtu si gjithë bashkëatdhetarët e mi jam i trishtuar të shoh këtë pjesë tonën teksa digjem.” Presidenti i SH.B.A, Donald Trump, reagoi gjithashtu duke këshilluar që të përdoreshin helikopterët për të hedhur ujë, mirëpo një gjë e tillë është e rrezikshme pasi mund të dëmtojë dhe të shembë godinën.

Shansi i fundit për të shpëtuar Notre-Dame

Burimi: CNN