Celebrity

Bebe Rexha e zhgënjyer nga ndjekësit: ‘Komentet më negative janë nga shqiptarët’

Shkruar nga Anabel

11 Maj 2019

Bebe Rexha e zhgënjyer nga ndjekësit: ‘Komentet më negative

Sipas Bebe Rexhës, ndjekësit më kritikë në Instagramin e saj janë shqiptarët. Në fakt, “kritikë” nuk është fjala e duhur, pasi këngëtarja i referohet komenteve ofenduese, të këqija.

“Unë e dua kulturën time, u rrita si shqiptare dhe me të vërtetë e dua. Por ndonjëherë më duket sikur shqiptarët nuk e mbështesin njëri-tjetrin,” shprehet ajo në një video në Instagram. “Ndonjëherë kur lexoj komentet, vë re se komentet më negative janë të shqiptarëve. Një gjë e tillë më konfuzon, pasi a nuk duhet ta mbështesim njëri-tjetrin? Jemi shumë kritikë. Nuk e di.”

Më pas vazhdon duke theksuar se “duhet të tregojmë më shumë dashuri dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin”. “Nuk po them që të gjithë shqiptarët nuk më mbështesin, sepse i shoh fansat e mi që më ndjekin dhe më mbështesin. Megjithatë të lëndon fakti që fansat shqiptarë thonë gjëra të këqija për ty. Megjithatë ka njerëz që më mbështesin, kështu që faleminderit.”

Ka apo jo të drejtë? Po u hedhim një sy komenteve dhe lexohemi sërish.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Showbiz shqiptar/ (@vipscreen) on