Social Buzz

Skandali më i madh në historinë e YouTube: Ja pse nisi gjithçka

Shkruar nga Anabel

17 Maj 2019

Skandali më i madh në historinë e YouTube: Ja pse nisi

Përshëndetje njerëz! Nëse s’jeni përditësuar fare këtë javë, ju njoftojmë se YouTube po merr flakë. Të shtunën e kaluar, Tati Westbrook i dha fund miqësisë me James Charles përmes një videoje dyzetë e ca minutëshe në YouTube. Që nga ai moment, karriera e James mori të tatëpjetën.

Sot, Tati theu heshtjen që prej videos fillestare dhe publikoi një video të re që titullohet, “Pse e bëra...” Në 18 minuta, ajo shpjegon pse bëri videon e parë dhe u përgjigjet gjithë reagimeve të ashpra që ka marrë James Charles.

Tati e nis videon duke thënë se s’është kthyer ende në YouTube dhe s’do të postojë rregullisht edhe për ca kohë. Ajo ka nevojë për një pushim nga rrjetet sociale, pasi s’i përcjellin energji pozitive. I duhet të bëjë një hap pas dhe të gjejë mënyrën si të krijojë videot që krijonte më parë.

Më pas, Tati shpjegon se nuk e priste që të reagohej kaq ashpër ndaj James. Ai është më popullor dhe fansat e tij janë më të fuqishëm se të Tatit dhe si pasojë, ajo u habit kur të gjithë mbajtën anën e saj.

Ajo nuk e publikoi videon që fansat të “zgjidhnin anë apo të bënin meme me gjuhë abuzive” – ajo e publikoi që t’i fliste një miku që s’e dëgjonte. “James është në shumë telashe dhe duhet të ndalet para se gjendja të përkeqësohet,” tha Tati.

Ajo nuk e urren James dhe nuk do që ta urrejë ndokush tjetër. “Duhet të kemi mundësinë t’u tërheqim veshin të tjerëve kur bëjnë diçka gabim, por edhe duhet t’u japim mundësinë të përmirësohen,” shpjegon Tati.

Kjo nuk do të thotë se e aprovon sjelljen e James – ai është i rritur tashmë dhe nuk mund të vazhdojë të sillet ashtu si sillet pa vuajtur pasojat – por nuk do që t’i japë fund karrierës së tij.

Ajo e mbyll videon duke i inkurajuar njerëzit të bëjnë gjënë e duhur dhe të tregojnë dhembshuri për të gjitha palët e përshirë. “Bëhet fjalë për diçka më të madhe se vitaminat,” thotë Tati. “Sidoqoftë, kur kënaqesh nga rënia e dikujt tjetër, s’vjen asgjë e mirë.”

Tati do të marrë një pushim nga YouTube, pushim që i nevojitej tepër, do të reflektojë dhe do të fokusohet te familja.