Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i kombëtares së Zvicrës në Instagram.
“Mami dhe babi po të presin,” shkruan ai në foton ku duket barku i rrumbullakosur i partneres dhe duart e tij që e përqafojnë.
Graniti dhe Leonita u fejuan në prill të 2015-s. Në korrik të 2017-s, ata kurorëzuan fejesën 2-vjeçare në martesë.

Fustani nga @Valdrin Sahiti