Kinema & TV

Përfundon ‘Game of Thrones’ në mënyrën më të paparashikueshme të mundshme!

Shkruar nga Anabel

20 Maj 2019

Përfundon ‘Game of Thrones’ në mënyrën më

Pas 8 sezoneve dhe 73 episodeve, përfundoi “Game of Thrones”, i konsideruar si seriali më i mirë i të gjitha kohërave. Ashtu siç pritej, GoT shkoi përtej parashikimeve.

Shënim: Artikulli në vijim përmban SPOILERS nga seria e fundit, ndaj për të mirën tuaj mos lexoni më tej.

Në vija të përgjithshme, gjithë subjekti i serisë finale ndërtohet në 8 nënçështje:

1. Pasi shkatërroi King’s Landing dhe dogji mijëra njerëz të pafajshëm, Daenerys përfundon si babai i saj (ose të paktën kështu vendosën producentët e HBO). Ajo kthehet në The Mad Queen (mbretëresha e çmendur).

2. Daenerys zbulon se Tyrion e ka tradhtuar duke ndihmuar Jaime-n të arratiset dhe vendos ta burgosë atë, por jo para se Tyrion të heqë dorë nga roli si krahu i djathtë i saj.

Përfundon ‘Game of Thrones’ në mënyrën më

3. “Qëllimi justifikon mjetin”, thotë Makiaveli, por jo gjithmonë...Jon kupton se asgjë nuk mund ta ndalojë Daenerys-in të shkatërrojë Westeros duke djegur qindra qytete, vetëm e vetëm për të vendosur paqen në botë. Ai e puth, i thotë se “ajo do të jetë përgjithmonë mbretëresha e tij” dhe e vret duke i ngulur një thikë drejt e në zemër. #RIP

4. Askush nuk e priste, por në The Iron Throne ulet....Bran Stark. Asnjë koment më shumë.

Përfundon ‘Game of Thrones’ në mënyrën më

5. Jon Snow dërgohet sërish në Wall, ku sigurisht nuk mund të ketë fëmijë, nuk mund të ketë grua dhe mund të takojë familjarët vetëm nëse ata e vizitojnë.

6. The Unsullied vendosin paqe dhe largohen për në Naath.

7. Winterfell përfundon si një mbretëri e pavarur me në krye Sansa Stark.

8. Arya vendos të eksplorojë toka të reja, të panjohura në hartën e Westeros.

Në fund, skena finale mbyllet me Arya-n që hipën në një anije, Sansa që drejton Winterfell dhe Jon që shkon përtej murit, së bashku me Tormund-in dhe Ghost-in.

Disa pyetje:

1. Pse Jon Snow vrau Daenerys-in?

Ai i jep edhe një shans të fundit për ta bërë të arsyetojë, por duket se Daenerys nuk ka në plan të heqë dorë nga mënyra e saj për të krijuar një botë “perfekte”.

2. Pse Drogon nuk e vrau Jon Snow-n?

Sepse Drogon nuk i vë faj për transformimin e karakterit të nënës së tij. Në vend që të djegë Jon-in, ai djeg fronin. Duket se Drogon e kupton që ishte pushteti dhe froni çfarë vranë Daenerys-in.

3. Ku përfundoi trupi i Daenerys Targaryen?

Pasi djeg fronin, Drogon merr trupin e saj dhe fluturon. Nuk dihet me siguri, por mendohet se shkon në lindje, në tokat e Dothraki-t dhe Khal Drogo-s.

4. Pse nuk u vendos Jon-i në fron?

Asgjë veprim nuk mbetet pa u ndëshkuar. Ai tradhtoi mbretëreshën, kështu që nuk mund të lihej i lirë, por në të njëjtën kohë as të vritej. Pavarësisht dëshirës sonë për ta parë mbret, duket një fund i lumtur për Jon-in. Ai nuk deshi kurrë të bëhej mbret dhe e vetmja ëndërr e tij (të paktën dikur) ishte The Night’s Watch. Jon shkon përtej murit së bashku me Wildings. Ndoshta thyen rregullat dhe nis një jetë tjetër në Veri.

Reagimet e njerëzve në Twitter janë të ndryshme, por për to mund të lexoni këtu.