Celebrity

Brenda festës tërësisht rozë të Kylie Jenner

Shkruar nga Anabel

22 Maj 2019

Brenda festës tërësisht rozë të Kylie Jenner

Për festën e nxjerrjes në treg të linjës së re me produkte të kujdesit ndaj lëkurës, Kylie Skin, Kylie Jenner dhe gjithë të ftuarit e saj u veshën, u zbukuruan dhe u bënë bashkë për të kaluar ca momente glamoroze.

Siç ndodh rëndom (gjithmonë) me familjen Kardashian-Jenner, festa s’qe aspak e zakontë. Të ftuar ishin anëtarët e familjes, sigurisht, Kris Jenner, Caitlyn jenner, Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian dhe grimierë e influencues me famë si Nikita Dragun e James Charles. Të gjithë u veshën me rozë, sipas udhëzimeve në ftesë.

Brenda festës tërësisht rozë të Kylie Jenner

Një festë e mirë duhet të ketë ushqim dhe në festën e Kylie Skin pati makarona,, patate, pica të vogla, akullore dhe sushi rozë.

Brenda festës tërësisht rozë të Kylie Jenner

U shërbye pija e preferuar e Kylie-t, Coconut Blush me tekila, krem të arrës së kokosit dhe ujë trëndafili.

Të ftuarit patën mundësi të pozonin në një vaskë ose përballë një muri që i ngjasonte një reviste.

Brenda festës tërësisht rozë të Kylie Jenner