Krejt papritur, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani postuan fotot e dasmës në profilet e tyre respektive në Instagram. Pas një lidhjeje 12 vjeçare dhe vajzës së tyre, Ameli, çifti vendosi të thotë “po” në sy të Zotit e ligjit.
Të dy publikuan të njëjtat foto, shoqëruar nga i njëjti përshkrim. Çifti u martua në 7 maj.
View this post on Instagram
“Po!
U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht burrë e grua, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë që përtej ceremonive, gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim ‘po’ përpara Zotit dhe njerëzve që na duan, por në të vërtet zemrat kanë thënë përgjithmonë ‘po,’ që nga momenti i puthjes së parë!
U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njëri-tjetrit. Çdo gëzim e hidhërim e kemi ndarë, çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.
Fati dhe shpirti donin që ky moment i shënuar të merrte jetë pikërisht aty ku në vitin 2013 ai propozim i pazakontë na la për pak pa frymë të dyve, por këtë herë jo në botën e magjishme nënujore, por vetëm pak metra më larg, në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar. Një pikë e bardhë në mes të oqeanit. Zhveshur nga të gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukuritë përrallore që ka krijuar dora e Zotit.
Duhet të prisnim 12 vite që kjo ditë të merrte kuptimin e plotë të saj me prezencën e engjëllit tonë, Amelisë.
Po, deri sa vdekja të na ndajë!
7 maj 2019”
Ceremonia u mbajt në Maldive, pranë vendit ku Albani i propozi Miriamit nën ujë. Ishte zhytja e tyre e parë në Oqeanin Indian dhe Miriami, qartazi, iu përgjigj me “po.”