Kinema & TV

Seriali që zëvendësoi me sukses ‘Game of Thrones’

Shkruar nga Anabel

6 Qershor 2019

Seriali që zëvendësoi me sukses ‘Game of Thrones’

Me përfundimin e “Game of Thrones,” plot u shqetësuan për të ardhmen e HBO, rrjetit që prodhonte dhe transmetonte serialin tejet popullor. Sigurisht, ata i paraprinë kësaj dhe publikuan “Chernobyl,” një miniserial me pesë episode që momentalisht mban vendin e parë në IMDb, si më i pëlqyeri ndonjëherë.

Që prej të martës, “Chernobyl” vlerësohet me 9.7/10 nga rreth 140 mijë përdorues të faqes. Seria e fundit e serialit u transmetua në HBO më tre qershor.

Kjo do të thotë që “Chernobyl” ia kaloi “Breaking Bad” që vlerësohet 9.5/10, “Planet Earth II” (9.5), “Band of Brothers” (9.5), Planet Earth (9.4), “Game of Thrones” (9.3) dhe “The Wire” (9.3).

Seriali në fjalë dramatizon shpërthimin masiv të centralit bërthamor në Ukrainë më 26 prill 1986. “Chernobyl” u filmua në lokacion, në Ukrainë dhe pjesërisht në një central jo funksional bërthamor në Lituani.

Seriali u krijua, u shkrua dhe pati producent ekzekutiv Craig Mazin. Regjia nga Johan Renck, i cili më parë ka punuar me “Breaking Bad”.

Jared Harris luan rolin protagonist të Valery Legasov, një fizikanti bërthamor sovjetik; Stellan Skarsgard luan zv. Kryeministrin sovjetik Boris Shcherbina, i cili ngarkohet nga Kremlini të udhëheqë komisionin qeveritar në Çernobil pas aksidentit; dhe Emily Watson, luan Ulana Khomyk, një fizikante bërthamore që i përkushtohet zbulimit të shkakut pas shpërthimit.