Showbiz dhe TV

Prindër për herë të dytë: Albani jep lajmin e gëzueshëm!

Shkruar nga Anabel

20 Qershor 2019

Prindër për herë të dytë: Albani jep lajmin e

PO, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani pritet të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmi u bë me dijeni nga vetë artisti, i cili mbrëmjen e djeshme, gjatë një koncerti në Prishtinë, teksa gjendej në skenë së bashku me të shoqen, deklaroi se një bebe është rrugës.

Në video dëgjohet se si Skënderaj, me të mbaruar performancën e këngës “Dhurata” (kushtuar vajzës së tyre, Amelisë) deklaron se këtë herë këngën ia dedikon dikujt tjetër dhe fill pas kësaj prek barkun e Miriamit. Sigurisht turma u ekzaltua!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Albani do bëhet baba për herë të dytë

A post shared by Emisioni n'ZOOM (@nzoom_) on

Ju kujtojmë se më 7 maj, pas një lidhjeje 12 vjeçare dhe vajzës së tyre, Ameli, çifti vendosi të thotë “po” në sy të Zotit e ligjit.

Ceremonia u mbajt në Maldive, pranë vendit ku Albani i propozi Miriamit nën ujë. Ishte zhytja e tyre e parë në Oqeanin Indian dhe Miriami, qartazi, iu përgjigj me “po.”

Prindër për herë të dytë: Albani jep lajmin e

Prindër për herë të dytë: Albani jep lajmin e