Sot në “Çfarë ka dashur të thotë autori?!” kemi Drake-un dhe tatuazhin e tij. Hidhini një sy tatuazhit në pjesën e brendshme të krahut.
View this post on Instagram
Një pamje pak më e qartë:
View this post on Instagram
1. Disa mendojnë se është Ana Franku – një teori jo fort e përkrahur në internet.
2. Të tjerë mendojnë se është Rihanna...ish- e dashura e reperit, një ndër dashuritë e tij më të mëdha në jetë:
3. Pjesa tjetër janë të bindur se është aktorja dhe modelja amerikane Robin Givens dhe provat duken bindëse.
4. Në fund, skeptikët: Duke qenë se emri i vërtetë i Rihanna-s është Robyn Rihanna Fenty, njerëzit mendojnë se reperi ka bërë tatuazh aktoren Givens (Robin-Robyn), që përpos emrit ka ngjashmëri fizike me RiRi-n.
Drake dhe Rihanna nisën romancën e tyre rreth vitit 2009, u ndanë disa herë, ndërsa në vitin 2016 i dhanë fund përfundimisht marrëdhënies së tyre. Reperi e ka përmendur gjithnjë dashurinë për këngëtaren. Madje kur i dha çmimin “Michael Jackson Video Vanguard Awards” në 2016-n u shpreh: “Ajo është vajza me të cilën kam rënë në dashuri që kur isha 22 vjeç”.