Celebrity

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, i dashuri i ri i Dua Lipës?

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2019

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, i dashuri i ri i Dua Lipës?

Prej ditësh, qarkullojnë thashetheme se Dua Lipa dhe Isaac Carew i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Përpos kësaj, po përflitet se Dua po del me vëllain e vogël të motrave Hadid, modelin Anwar Hadid.

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, i dashuri i ri i Dua Lipës?

Shkak u bënë disa foto të këngëtares teksa festonte ditëlindjen e Anwar-it në Los Angeles gjatë fundjavës. Burime të ndryshme thonë për tabloidin britanik, The Sun, se “Dua dhe modeli po kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit”. “Ajo ka qenë në Los Angeles që pas ndarjes me Isaac dhe po qëndron shumë me Anwar, me të cilin i puqen shumë mendimet.”

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, i dashuri i ri i Dua Lipës?

Sipas të njëjtit burim, fakti që Dua dhe Anwar janë pak a shumë në një moshë, këngëtarja 23 dhe Hadid 20, po ndikon shumë në raportin e tyre. Kujtojmë që Isaac është 33 vjeç.

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, i dashuri i ri i Dua Lipës?
Nga e majta në të djathtë: Bella, Anwar dhe Bella Hadid

Po kështu, burimi shton se “kjo është një periudhë shumë e vështirë për Duan, pasi ndarja nga Isaac nuk ishte fort e lehtë”. “Ai ka një vend special në zemrën e saj.”

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, i dashuri i ri i Dua Lipës?
Dua Lipa dhe Isaac Carew

Në fillim të muajit, qarkualluan thashethemet e para se këngëtarja i ka dhënë fund marrëdhënies me Isaac. “Dua dhe Isaac janë përpjekur vazhdimisht që lidhja e tyre të funksionojë, por axhenda e ngjeshur e Duas e vështirësoi situatën,” tha një burim për The Sun.

Dua dhe Isaac qenë fillimisht të lidhur nga viti 2013-2018 dhe më pas u bashkuan në janar të 2018-s, pasi këngëtarja i dha fund lidhjes me artistin e grupin LANY, Paul Klein. Momentalisht, asnjë prej të dyve nuk ka reaguar në lidhje me thashethemet për ndarje.

Fotot bashkë vazhdojnë të jenë në profilet e tyre përkatëse, ndonëse nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Vëllai i Gigi dhe Bella Hadid, i dashuri i ri i Dua Lipës?