Muzika

Diss-i më i ri në showbiz është i papërballueshëm

Shkruar nga Anabel

24 Qershor 2019

Diss-i më i ri në showbiz është i papërballueshëm

I lëmë pak pas diss-et mes Taynës e Rinës me shoqe dhe kalojmë nga çunat.

Buta ishte i ftuari i fundit i “72 Sen” dhe siç e kërkon formati, performoi pak minuta freestyle (min 21:10) që në dukje, i drejtohet dikujt. Dikujt domethënë Feros.

Veçojmë këto rreshta:

1. Çfarë gangsteri ti ke punu n’ëmbëltore

2. Ti je G veç n’Instagram çdo 6 muj ha dajak

3. Menaxheri ty t’i merr 70% [...]

Të gjithë në seksionin e komenteve mendojnë se ky është një diss për Feron dhe me të drejtë. E para, së fundi janë publikuar disa foto që zbulojnë ç’punë bënte Fero para se të bëhej i famshëm dhe gjejeni çfarë. Punonte në ëmbëltore. Natyrshëm, s’ka asgjë të keqe të punosh në ëmbëltore apo kudo, por në rap, në momentin që shohin një dobësi, e shfrytëzojnë.

Së dyti, Fero është rrahur vërtet dy herë. Ndoshta jo çdo gjashtë muaj, por një herë në dhjetor dhe një herë në mars. Sërish, nuk është faji i Feros që të tjerë ushtruan dhunë ndaj tij, por kjo mbetet një dobësi e shfrytëzueshme.

Së treti dhe së fundi, ekziston një thashethem urban që Fero dhe të tjerë nën të njëjtën shtëpi diskografike si ai mbajnë vetëm 30% të fitimit nga këngët që nxjerr në treg. Nuk dihet vërtetësia e këtij aludimi, por s’na e merr mendja se Buta u konsultua me të tretë dhe e konfirmoi. Thjesht e dëgjoi, e përdori.

Fero ndërkohë: