Përgjithësisht një foto e publikuar dhe më pas e fshirë tërheq shumë më shumë vëmendje sesa njëra, e postuar dhe e lënë aty ku është.
Kështu ndodhi edhe me Anxhelina Hadërgjonajn, e cila në Instagram Story- n e saj shpërndau këtë fotografi:
Nuk dihet ç’ndodhi (ndoshta u pendua, ndërroi mendje) dhe postimi në fjalë u fshi. Kaq u desh që ndjekësit të bindeshin se vajza me kapele, e mbështjellë nga krahët e një burri ishte pikërisht Anxhelina (hmmm ndoshta po, ndoshta jo).
Ju kujtojmë se prej disa vitesh, Hadërgjonaj ka qenë në një lidhje me biznesmenin Fatmir Hysenbelliu, i njohur ndryshe si Oni Hysenbelliu. Ndarja e tyre erdhi si pasojë e largësisë që ndikoi tek marrëdhënia, gjë që e konfirmoi edhe Anxhelina teksa ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”.
“Ka qenë një lidhje serioze, por me Fatmirin arsyeja e ndarjes ka qenë largësia. Ai kishte gjërat e tij këtu, unë i kisha atje dhe distanca bëri të vetën. I ruajmë kontaktet, madje para 4 ditësh e pashë. Jemi miq, jo shumë të ngushtë, por e urojmë njëri-tjetrin për festa”, u shpreh ajo.
Të njëjtën gjë pohoi edhe Oni, ku përballë Fatmës në InTv, rrëfeu se kishte respekt për familjen e saj dhe se ishin ndarë si miq. Një rikthim mes të dyve? Hmm...
“Jetës asnjëherë nuk i dihet, por tani për tani nuk jemi bashkë. Jeta është e shkurtër, ndaj duhet ta jetojmë.”