Pak ditë më parë, Panorama konfirmoi se martesa mes Inva Mulës dhe Hetem Ramadanit ka marrë fund. Sipas tyre, ndarja erdhi për shkak të kontraditave që lidhen me çështjet ekonomike, por duket se e gjithë kjo ka rezultuar e pavërtetë. E ftuar në emisionin "I ftuari" në A2, vetë Mula përgënjeshtroi lajmin e ndarjes nga partneri.
"Mesa di unë jam ende e martuar.- u përgjigj ajo duke qeshur. Unë madje kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që ky lajm ishte bërë kaq i bujshëm. Një mikesha ime insistonte duke më telefonuar. Unë e anashkalova, se po të kërkosh në Google, dalin shpesh lajme për ndarjen time.
Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Ky lajm shqetësoi familjen, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Këto janë gjëra qesharake, sepse njerëzit çuditeshin. Na shihnin mua dhe Hetemin duke lexuar dhe thoshin pse nuk reagoni. Ç'të reagosh? Kur ti sheh që personazhi kryesor je ti dhe sheh që s'i përngjan jetës tënde."- u shpreh Inva, të cilën gjithë këtë e quajti si antireklamë për festivalin.
Gjithsesi, lajmin e ndarjes nga partneri prej 11 vitesh, sopranoja nuk do ta quante si diçka të bërë nga "armiqtë".
"Nuk do thosha që kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë. Ka gjithë kohës që qarkullon ky lajm dhe unë nuk e di kush e dëshiron kaq shumë."- vazhdoi ajo.
Me pak fjalë, Inva Mula dhe Hetem Ramadani janë ende bashkë dhe s'ka asnjë ndarje në horizont!