TV Mania

Programi i mëngjesit bën bashkë Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2019

Programi i mëngjesit bën bashkë Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin

Që prej sezonit të kaluar televiziv, me përjashtim të prezantimeve të spektakleve si “Netët e Klipit Shqiptar” dhe “Miss Shqipëria”, Arjola Shehu nuk moderoi ndonjë program televiziv. Megjithatë thuhet se në shtator moderatorja do të prezantojë sërish një program mëngjesi.

Programi i mëngjesit bën bashkë Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin

Burime për Indexonline bëjnë me dije se Arjola do të prezantojë “Ditë e re” në Ora News së bashku me Kelvi Kadillin, duke zëvendësuar Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin.

Programi i mëngjesit bën bashkë Arjola Shehun dhe Kelvi Kadillin

Në fillim të prillit, Kelvi Kadilli pranoi se s’do të jetë më pjesë e “Pop Culture”. I ftuar në “Vizioni i pasdites” në Vizion Plus, ai rrëfeu diçka më shumë rreth planeve të ardhshme.

“Pop Culture- in s’do ta bëj më, kjo është e sigurt. S’do e bëj më sepse mendoj që çdo gjë ka atë fazën e vet.” u shpreh moderatori dhe si për të shuar çdo dyshim, përsëriti “që s’do e bëj më është e sigurt.”

Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema nisën “Pop Culture” shtatorin e 2017-s, si një emision i përditshëm në orar dreke. Që prej shtatorit të 2018-s, “Pop Culture” u transmetua çdo të shtunë në një minutazh më të gjatë.

Deri tani, nuk dihet ende nëse dikush do ta zëvendësojë Kelvin në “Pop Culture”.