Instagrami i Tunës, kohët e fundit, është i denjë për një seri artikujsh në Vogue. Nga gjithë veshjet fantastike, stilimet e flokëve e aksesorët zilepsës, na ra diçka tjetër në sy: grimi i veçantë në sytë e këngëtares.
Sidomos pas publikimit të albumit “Fortuna,” Tuna ka eksperimentuar gjithnjë e më shumë me grimin, sigurisht në duart e Sellma Kasumoviq. Në look-et ku sytë janë dominant, vihet re një teknikë tejet popullore gjatë viteve ’60 dhe ’70: peneli grafik.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Këngëtarja po bën tipar dallues të sajin penelin nën kockën e vetullës, shpeshherë me ngjyra të ndezura e neon. Në kohën e syve të definuar, buzëve të trasha dhe konturit të theksuar, Tuna po bën diçka tjetër dhe po e bën me sukses.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Nëse këto look-e ju duken të vështira për t’u krijuar në shtëpi dhe pa ndihmën e Sellmës, mund të lexoni këtë artikull që ndoshta i bën gjërat më të thjeshta.