TV Mania

Ilda Bejleri largohet nga Digitalb?

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2019

Ilda Bejleri largohet nga Digitalb?

Të dielën, Ilda Bejleri bashkë me figura të tjera të Digitalb folën në studion e “E diell” për vitet e kaluara në këtë kompani, ndërsa dje, filluan të qarkullonin fjalë se pikërisht Ilda do të largohej nga platforma pas 11 vitesh.

Duke cituar Revistën Story dhe Newsport, spekulohet se Bejleri do të largohet nga Digitalb si pasojë e një debati me Dritan Shakohoxhën. Në intervistën e përbashkët në “E diell,” nuk ndihet asnjë lloj tensioni mes tyre, por burime pranë tyre kanë treguar se pas kamerave, gjendja është serioze.

Pritet që vendimi të bëhet publik, pasi thuhet se bashkëpunimi ka marrë fund.

Ndërkohë, Ilda ndjek në Instagram gjithë familjen Shakohoxha, gjë që ndoshta i zhbën pak dyshimet se konflikti qëndron me gazetarin sportiv.