Ndonëse asnjë prej palëve nuk ka reaguar ende, përflitet se Ilda Bejleri është larguar nga Digitalb pas 11 vitesh për shkak të një konflikti me Dritan Shakohoxhën. Deri tani, Ilda nuk ka publikuar ndonjë projekt të ardhshëm, por një foto me Edi Manushin ngriti dyshimet për një kontratë me Top Channel.

Nisur nga fakti që moderatorja ka theksuar vazhdimisht dëshirën për të qëndruar në programet sportive, “Procesi Sportiv” është një prej mundësive të largimit të saj drejt Top Channel. Megjithatë nuk përjashtohet as pozicionimi i Ildës në “E diell”. Programi i të dielës është ndërtuar me një sërë rubrikash, ndaj duket i mundur edhe një bashkëpunim i tillë.
Përsa i përket debatit me Shakohoxhën, në intervistën e përbashkët në “E diell,” nuk u vu re asnjë lloj tensioni mes tyre, por burime pranë dyshes treguan se pas kamerave, gjendja është serioze.
Pasi nisën spekulimet e para, Ilda ndiqte të gjithë familjen Shakohoxha në Instagram, ndërsa tani i ndjek të gjithë, përveç Dritanit, që po ashtu nuk e ndjek moderatoren.