“Ne jemi krenarë t’ju njoftojmë se dukesha e Sussex-it është redaktore speciale për edicionin e muajit shtator për Vogue në Britani,” shkruan @Royal_Sussex në Instagram. “Gjatë këtyre shtatë muajve të fundit, dukesha ka kuruar përmbajtjen me kryeredaktorin e Vogue në Britani, Edward Enninful për të krijuar një temë që nxjerr në pah fuqinë e bashkimit. Ata e kanë quajtur: Forcat për Ndryshim.”

Meghan Markle – që mund të kishte zgjedhur edhe të pozonte vetë njësoj si Kate Middleton në vitin 2016 – preferoi të bënte bashkë disa nga gratë që e kanë frymëzuar gjatë jetës, të cilat kanë ngritur zërin për çështje të rëndësishme si barazia dhe drejtësia.
View this post on Instagram
Në edicionin e muajit shtator, prezantohet një intervistë ekskluzive e dukeshës së Sussex-t dhe ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama.
Meghan Markle u bë redaktorja e parë speciale (pra, e ftuar) në edicionin e muajit shtator në historinë 103-vjeçare të revistës.
Lista me 15 gratë që kanë frymëzuar Meghan Markle:
1. Adwoa Aboah
2. Adut Akech
3. Somali Boxer
4. Jacinda Ardern
5. Sinéad Burke
6. Gemma Chan
7. Laverne Cox
8. Jane Fonda
9. Salma Hayek
10. Francesca Hayward
11. Jameela Jamil
12. Chimamanda Ngozi Adichie
13. Yara Shahidi
14. Greta Thunberg
15. Christy Turlington
View this post on Instagram